INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumë vende të BE “kundër” emigrantëve. Ja ç’thonë...

Shumë vende të BE “kundër” emigrantëve. Ja ç’thonë...

Publikuar më: 12:27 15-12-2017

Shqiptarët vitet e fundit po këkojnë më çdo kusht që të ikin nga vendi dhe shumë ja kanë dalë. Këtë e faktojnë statistikat ndërkombëtare. Pasi në disa shtete emigrantët shqiptarë që kërkojnë azil apo lejë punësimi ua kalojnë dhe atyre sirianë. Vetëm në 2016 mbi 43 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE dhe më shumë se kaq kanë aplikuar për viza punë dhe disa ja kanë dalë kryesisht mjekët dhe zanaçinjtë. Po Europa me sa duket po ngopet me emigrantë dhe për këtë arsye disa shtete s’duan të të pranojnë më ose kërkojnë numër të limituar. Ky është rasti i Holandës, ku kryeministri Rutte e ka cilësuar të turpshme vendimet që në disa vende të ketë kuota për numrin e emigrantëve dhe në të tjera jo.
Ndërsa vendi pro emigrantëve Gjermaninë i kundërshtuan propozimet që lidhen me frenimin e kuotave të refugjatëve. Shtetet anëtare që janë pro-kuotave dhe të pranimit të emigrantëve, u zemëruan nga propozimet që u zhvilluan përpara samitit nga Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili i quajti kuotat e detyrueshme të refugjatëve “joefektive” dhe “shumë ndarëse”. Në dy vitete e fundit vendet e BE u “pushtuan” nga 2.5 milion njerëz që kërkuan azil.
Vende të Europës Qendrore nuk janë dakort me propozimet e Gjermanisë dhe thonë po vendosje së kuotave më të ulta për emigrantëve, pasi futja e tyre pa kriter po shoqërohet me probleme ekonomike dhe sociale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057