Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë padyshim ndër çiftet që gëzojnë shumë popullaritet dhe pëlqehen shumë. Prej ditësh çifti kanë shijuar pushimet në vende të ndryshme ekzotike ku kanë postuar foto nga momentet e lumtura që po kalojnë. Edhe ato momente “ujë e sapun”. Bukuroshja e ekranit shqiptar ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet pa pikë grimi në fytyrë, ose më saktë me një grim shumë të lehtë natyral dhe duket si yll. Aq bukur duket saqë tani e tutje nuk është ndonjë gjë e madhe nëse e kapim ndonjëherë “mat” pa dashje Marinën, sepse me siguri për të s’përbën aspak problem.