Rihanna dhe A$AP Rocky janë kthyer në një nga çiftet më të komentuara në mediat rozë botërore. Dyshja po e shijon në maksimum romancën e tyre dhe madje sëfundmi u fotografuan në New York, ku u panë shumë të dashuruar. Duket se pas lidhjes me reperin, këngëtarja 33-vjeçare, për t’i qëndruar atij besnike, ka ndërmarrë një vendim drastik ndaj ish-të dashurit të tij Drake. Fansat kanë vënë re një detaj që ndoshta shumë të tjerve mund t’i kishte shpëtuar. Rihanna ka fshehur tatuazhin e një peshkaqeni në këmbë të cilin e ka bërë në vitin 2016-të. Këngëtarja realizoi të njëjtin tatuazh asokohe me Drake. Ajo e ka fshehur tatuazhin duke gdhendur një tjetër sipër tij në mënyrë që mos të dukej. Kujtojmë se këngëtarja dhe Drake i dhanë fund romancës së tyre në tetor të vitit 2016.