INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumica e aleatëve të PD mbështesin Bashën për djegien e mandateve[FOTO]

Shumica e aleatëve të PD mbështesin Bashën për djegien e mandateve[FOTO]

Publikuar më: 16:32 18-02-2019

Pas djegieve të mandateve të demokratëve Basha ka takuar dhe aleatët kryesorë. Ata kanë dalë më pas dhe kanë thënë se mbështesin vendimin e deputetëve të PD-së. 

Mediu tha se kanë të njëjtin mendim, me argumentin se vendi është në situatë të keqe. 

“Ne këtu kemi koalicion politik e elektoral, ne mendojmë se Edi Rama nuk mund të qeverisë më. Do të jetë një vendim unanim, jo vetëm i deputetëve që janë aktualisht në Parlament, por edhe mandatet që mund të marrim për shkak të listës së deputetëve do të digjen”, u shpreh kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Vangjel Dule deklaroi: Opozita e bashkuar parlamentare është në kushtet e realizimit të misionit të saj. Ky koalicion drejton popullin, mbështetet nga populli për të sjellë ditën e nesërme, shtetin e së drejtës, demokraci funksionale, integrimin në BE. Misioni është i vështirë, i rëndë dhe kërkon mbështetje më shumë se kurrë.

Ja ç'thanë aleatët e tjerë:

Nard Ndoka: Kryetarët folën qartë. Në fakt ata folën edhe për mandatin e kryeministrit, ai duhet ta lexojë qartë mesazhin e qytetarëve. Është kapur duke vjedhur, është momenti i reflektimit nga zoti Rama jo vetëm si deputet por edhe si Kryeministër. Nëse nuk do reflektojë mjaftueshëm, është detyra jonë ti tregojmë mënyrën si duhet të largohet.

Dashamir Shehi: Sa kohë të jetë Rama aty, aty do na shifni bashkë. Kjo punë është e mbyllur. Ato mandate s’na bëjnë ndonjë vlerë të madhe. Do bëhemi dhe më shumë.

Agron Duka: Unë e kam thënë mendimin tim. Përderisa opozita ka marrë vendimin për djegien e mandateve, ne do i djegim, nuk do hymë në parlament.

Fillimisht Basha zhvilloi takim rreth 60 minuta me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në ambientet e selisë blu dhe me pas ka zhvilluar takim edhe me aleatët e vegjël të PD.

bashaaa_aletok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037951469421387