INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumica e qarqeve zbardhen nga dëbora! Akest më problematike

Shumica e qarqeve zbardhen nga dëbora! Akest më problematike

Publikuar më: 09:11 03-01-2019

Janari ka rikthyer reshjet e dëborës në disa rrethe të juglindjes të vendit. Dëbora në zonat malore të Korçës ka filluar të shkaktojnë problemet e para në qarkullim dhe lëvizjen e automjeteve. Nga të dhënat rezulton se janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeve si në Dardhë, Voskopojë dhe Qafa e Qarrit në Ersekë ku për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të dëborës lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë.

Ndërkohë bëhet e ditur se të gjithë akset kryesore nacionale janë të kalueshme, por për shkak rënies së temperaturave dhe reshjeve të dendura të dëborës autoritetet kërkojnë, që në akset Korçë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë lëvizja të bëhet me zinxhirë.
Gjithashtu edhe në zonën e Llogarasë në Vlorë, gjatë natës ka patur reshje të denduara dëbore dhe qarkullimi lejohet të bëhet vetëm me zinxhirë për shkak të problemeve me ngricat në rrugë. Bëhet e ditur se trashësia e dëborës shkon nga 10 centimetra në zonat e banuara deri në 20 centimetra në zonat e thella.
Borëpastrueset kanë nisur që të hedhin kripë për të shkrirë dëbora, pasi temperaturat e ulëta po ndikojnë në ngrirjen e borës.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822