INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shuplaka e rëndë e DASH për Ramën, PD: Situata e ekonomisë tragjike

Shuplaka e rëndë e DASH për Ramën, PD: Situata e ekonomisë tragjike

Publikuar më: 12:54 13-07-2019

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e kishte vlerësuar Shqipërinë si vendin më të korrutuar në rajon. Tabaku përmblodhi tre raportet e fundit, duke dhënë konkluzionet. “Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar të Ballkanit; Vuan nga varfëria e shtuar dhe papunësia e rritur, Ekonomia lëngon sepse vendi nuk është aspak tërheqës për investimet e huaja! Ky është konkluzioni i 3 raporteve të njëpasnjëshme këto ditë nga Departamenti i Shtetit. Nga FMN dhe nga BE lidhur me krizën që po kalon vendi. Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit të Klimës së Investimeve për vitin 2019 publikuar nga Departamenti i Shtetit”, tha Tabaku.

Sipas ish-deputetes, vlerësimet negative ndodhin për shkak se qeveria është kthyer në gjobënëse ndaj bizneseve. “Qeveria është kthyer në një gjobëvënës të madh karshi sipërmarrësve të huaj. Qeveria është pengesë kryesore për ekonominë çka nis që me vendosjen e gjobave anti-ligjore e deri tek votimi i ligjeve dhe rregulloreve të “vështira për t’u interpretuar dhe jo konsistente, si mjete për të mënjanuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën, konstaton Departamenti i Shtetit në raport”, tha Tabaku, duke shtuar se, “situata konomike e vendit është edhe më tragjike në krahasim me vendet e rajonit”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998