INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Shut the f*** up”, shpërthen mjekja që u promovua nga ministria e Pandeli Majkos: Ndihem e turpëruar për ju

‘Shut the f*** up”, shpërthen mjekja që u promovua nga ministria e Pandeli Majkos: Ndihem e turpëruar për ju

Publikuar më: 12:52 31-08-2019

Ka reaguar ashpër mjekja shqiptare Jana Nano, pjese e grupit kërkues “Epidemiologjia e Diabetit” pranë Institutit të Epidemiologjisë në Helmholtz Zentrum Munchen në Gjermani, e cila u promovua edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Diasporës, e drejtuar nga Pandeli Majko.

Në një postim ne rrjetin social, ministria kishte publikuar foton e mjekes shqiptare shoqeruar me një ‘CV’ të saj. Por kjo më shumë se sa e ka gëzuar, e ka trishtuar mjeken, e cila thotë se ndihet e turpëruar nga politikat e qeverisë shqiptare.

Reagimi me shkurtime i mjekes Jana Nano

Sot, nga skandalet e herëpashershme, protestat e studentëve, emigrimi masiv i të kualifikuarve, kuptoj që vendi ka ecur veç mbrapsht! Ky është një zhgënjim i thellë dhe i trishtë!
Në këtë kontekst, kjo strategjia e Ministrisë së Diasporës me promovimin e “shqiptarëve në botë”, me duket e dyfytyrë dhe e cekët!

E dyfytyrë, sepse shumë prej këtyre njerezve u larguan pasi nuk patën mundësi tjetër për të patur një jetë të denjë dhe të sigurtë. U larguan pasi vendi i tyre nuk ishte një opsion! Vendi i tyre nuk u dha as edhe një mundësi për të shprehur veten. Është shumë normale që njerëzit të lëvizin përgjatë jetës së tyre për të bërë eksperienca të reja pune a për të shijuar kultura të ndryshme jetese. Por ka një ndryshim të madh kur e bën këtë, sepse vendi yt nuk të siguron nevojat bazike të nje jete normale. Situata aktuale e Shqipërisë është reflektim i drejtpërdrejtë i politikave keqmenaxhuese dhe paaftesisë së drejtuesve.

E cekët, sepse aktivizon dhe stimulon ndjenjat demotivuese tek njerëzit, duke i bërë të mendojnë që andej jashtë Shqipërisë, është toka e premtuar. Të vendosesh si i huaj në një vend të ri ka vështirësite e veta. Nuk ke problemet primitive si në Shqiperi, por forma të tjera si p.sh,duhet të punosh shumë për të fituar besimin e njerëzve, kërkon kohë të krijosh komunitetin tënd të njerëzve ku mund të mbështetesh pasi je totalisht vetëm, diferencat kulturore ose gjuha etj, gjëra që në vendin tënd i merr të mirqena. Të kërkohet të të rregjet lëkura, me pak fjale! Përse gjithe këtë energji te mos e japësh në vendin tend? He pra, pse nuk krijoni kushtet që këta të rinj e të reja të lulëzojne në vendin e tyre e jo gjetkë?

Prandaj, shut the f*** up!!!, kur promovoni njerëz, të cilët u larguan prej politikave tuaja të këqija! Ndihem e turpëruar për ju, që në padyfytyrësinë tuaj, krenoheni për një punë që nuk dhatë asnjë kontribut. Përkundrazi, vendi im është sot edhe me keq seç e kam lënë! Ju jeni arsyeja kryesore pse shqiptarët sot ndihen të palumtur në vendin e tyre dhe ndërmarrin kalvarin e mundimeve të pafundme të “kurbetit” me fëmijët backpak në shpatulla!

Article Logic
Execution time: 0.0034878253936768