INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si 11 vjet më parë, Euro bie në nivele të frikshme

Si 11 vjet më parë, Euro bie në nivele të frikshme

Publikuar më: 15:20 21-05-2019

Monedha e përbashkët euro ka shënuar sot rënien më të madhe në 11 vitet e fundit në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 122.61 lekë.

Ky është një tjetër rekord i ri minimal që nuk kishte ndodhur që prej vitit 2008, kur euro u këmbye me 122.5 lekë.
Prej dy vitesh në Shqipëri euro ka njohur zhvlerësimit të vazhdueshëm.
Që nga mesi i vitit 2016, euro ka humbur vazhdimisht pikë, duke u nënçmuar me gati 16 lekë, ose 11.3%. Gjatë ditës së sotme, rënia e euros mori me vete dhe valutat e tjera. Në tregun vendas dollari amerikan u këmbye me 109.93 lekë, rreth 0.09 pikë më pak se një ditë më parë. Po ashtu, edhe paundi, është nënçmuar ndaj lekut me 0.73 pikë, duke u këmbyer në nivelin e 139.5 lekësh.

A ka lidhje kjo rënie me afrimin e zgjedhjeve vendore? Analistët dhe ish-ministrat teknikë në maj-qershor 2017 kanë përsëritur disa herë që rënia në pikiatë e euros erdhi pasi në vend u fut një sasi e madhe e monedhës europiane. Për to ata hodhën dyshime të forta që përdorën për veprimeve të paligjshme të lidhura me shit-blerjen e votës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766