Tashmë shqiptarët po arrijnë suksese në çdo skaj të globit.
Disa në politikë, të tjerë në arte po ashtu edhe në shkencat ekzakte, shqiptarët po shkëlqejnë duke rënë në sy të gjithë botës.
Ndoshta keni parë raste nga shqiptarë të ndryshëm të famshëm të shfaqen në publik por ndoshta nuk jeni habitur si anëtarët e Kongresit Amerikan të cilët me siguri janë befasuar me të vërtet nga diçka që nuk ka ndodhur më parë.
Pikërisht pak ditë më parë pasi në fjalimin e përvitshëm të presidentit Donald Trump, një pjesëmarrëse është paraqitur me plis në kokë.
Bëhet fjalë për Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit të shqiptarëve në SHBA dhe e zgjedhur si këshilltare bashkiake në Nju Jork.
E njohur si një mbështetëse e presdentit Trump, nëpërmjet një statusi në Instagram, Milicaj e ka cilësuar si të mahnitshëm fjalimin e tij ndërsa më tej shkruan: “Me plis në Washington!”