INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si arrijnë prodhuesit kinezë që të ulin çmimet e smartphone

Si arrijnë prodhuesit kinezë që të ulin çmimet e smartphone

Publikuar më: 15:49 02-07-2018

Bota e smartphone ka ndryshuar mjaft që kur prodhuesit kinezë kanë hyrë në treg. Avantazhi më i madh i prodhuesve kinezë nuk është cilësia, por është çmimi. Ata kanë arritur të prodhojnë produkte mjaft konkuruese me kosto mjaft të ulëta. Kur një smartphone i Apple si psh iPhone X kushton 300$ për tu prodhuar, ai shitet për 1000$. Galaxy S9 kushton 350$ dhe shitet për 900$. Në rastin e prodhuesve kinezë, të cilëve do të nisim që t'i referohemi me termin OEM që tani e ne vijim të artikullit(Original Equipment Manufacturers) kanë disa rrugë të ndryshme për të ulur çmimin. Lista e strategjive që ata përdorin është mjaft e gjatë, por më poshtë ne do të theksojmë më kryesoret:

1. Minimizojnë fitimin vetëm me qëllim që të fitojnë treg.

Kjo praktikë ndiqet rëndom nga Xiaomi, kompani që fiton rreth 5% nga vlera e një smartphone. Sigurisht që Apple dhe Samsung nuk bëjnë aspak pjesë në këtë kategori pasi fitimi i tyre është rreth 40% për smartphone

2.Nuk investojnë për të krijuar dizanje origjinale ose teknologji të veçanta, por ama blejnë çfarë ofron tregu me çmim të ulët.

Po ashtu shesin vetëm online në faqe të famshme, pra nuk shpenzojnë për dyqane të tyret.

微信图片_20180409144922-1170x705.jpg

3. Nuk instalojnë pjesë të kushtueshme në pajisjet e tyrë apo risi që mund të rrisin çmimin.

Xiaomi mbetet shembulli më perfekt pasi akoma nuk ofron smartphone rezistent ndaj ujit.

4.Instalojnë programe të sponsorizuara të cilat nuk mund të fshihen në smartphonët që ata shesin.

Samsung është kompania që e nisi këtë, por disa kompani kineze janë kthyer në imazhin e kësaj gjëje. Kompani të vogla si Doogee dhe Elephone ndjekin këtë praktikë.

5. Kompanitë e vogla nuk kanë kapacitet për të prodhuar vetë pjesët e tyre, prandaj ato blejnë nga prodhues të mëdhenj(Apple ndjek të njëjtën praktikë për të ulur kostot e mirembajtjes së fabrikave). Prodhuesit e pjesëve(TSMC apo Samsung) kane nga 1-5% pjesë që nuk kalojnë testet që i bëhen para se të hidhen në treg. Këto pjesë janë funksionale, por nuk kanë perforancë të mirë dhe janë të predispozuara për defekte prandaj brandet me emer nuk i blejnë këto pjesë(Apple i kontrollon për herë te dytë dhe pasi i mer në dorëzim). Prodhuesit e vegjël i blejnë lirë këto pjesë dhe i vendosin në produktet e tyre low cost.

 

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416