INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si asnjëherë më parë, shtesa e popullsisë gjatë muajve të parë të vitit drejt zeros! Arsyet…

Si asnjëherë më parë, shtesa e popullsisë gjatë muajve të parë të vitit drejt zeros! Arsyet…

Publikuar më: 12:05 14-05-2019

Numri i banorëve të vendit tonë po tkurret! Këtë fillim vit shifra ka kaluar çdo parashikim. Të dhënat e fundit të INSTAT për këto 4 muaj e gjysëm tregojnë se shtesa e popullsisë është më e ulëta në historikun e vendit tonë shumë pranë zeros.
Numri i lindjeve këto muaj të parë të vitit rezulton 5.986, duke shënuar një rënie prej 10.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018. Ndërsa numri i vdekjeve rezulton 5.949 dhe këtu ka një rënie prej 5.7%, krahasuar me vitin 2018.
Pra është e qartë që numri i lindjeve tejkalon shumë pak atë të vdekjeve, pra shtesa e popullsisë është 37, kurse një vit më parë ishte 400 persona.
Në 2019, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në tetë qarqe dhe më të ulëtin e ka shënuar Korça.
Nga ana tjetër nëse bëjmë një krahasim sipas qarqeve në lidhje me lindjet më të lartin e mban Tirana me rreth 1.980, po në raport me 2018 ka një rënie prej 9.4%.
Ndërkaq numri më i ulët i lindjeve është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës, me 97 dhe rënia është shumë e ndjeshme me 2018 me afro 21.8%.

Article Logic
Execution time: 0.0022270679473877