INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si dhe pse duhet të thoni JO më shpesh

Si dhe pse duhet të thoni JO më shpesh

Publikuar më: 12:12 20-07-2017

Shumë njerëz e kanë të vështirë të thonë JO, në punë, kolegëve për arsye të ndryshme apo edhe miqve shpeshherë.

Në shumë aspekte të jetës, shumë njerëz sakrifikojnë nga koha e tyre e ҫmuar apo heqin dorë nga rutina vetëm se e kanë të vështirë të thonë JO. Por me kalimin e viteve, të gjithë fillojmë të kuptojmë sa e ҫmuar është koha jonë dhe për të përfituar më shumë nga ajo, duhet të fillojmë të ndryshojmë. Në të 20-at e hershme, thuajse të gjithë e kanë moto PO-në, miqve, shkollës, familjes dhe pa dyshim, edhe ‘detyrimeve’ sociale (dalim të martën para provimit? Pse jo?). Të thuash PO përpara ҫdo mundësie nuk është asgjë më shumë veҫse një tregues se sa shumë e djegim kohën kohën tonë ҫdo ditë. Në librin e tij, Warren Buffett ka një shprehje mjaft të gjetur: “Ndryshimi mes njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve shumë të suksesshëm është se njerëzit shumë të suksesshëm thonë JO pothuajse në gjithҫka.”

Kështu, nëse vërtet do të ndryshosh dhe të mësosh të thuash më shpesh JO në jetë, ndiq hapat e mëposhtëm:

Ҫmoje vlerën e kohës sate: Koha është flori, e dashur. E ke dëgjuar këtë nga më të vjetrit, me breza të tërë, po ҫfarë do të thotë? Do të thotë që orët e ditës kanë një limit dhe shumë prej tyre mund t’i kesh shpenzuar me aktivitete nga të cilat nuk ke përfituar asgjë. Më shumë mund të të vlente të aktivizoheshe si vullnetare në një qendër bamirësie se sa shpenzon kohë pa vlerë në kafe apo ҫdo orë tjetër të ditës. Duhet të bësh ҫdo ditë një kontroll për ҫdo aktivitet në të cilin do të marrësh pjesë, që pas punës, të kesh vërtet kohë të ҫmuar për veten. Ҫdo orë e ditës, mbi të gjitha, duhet të të mbushë shpirtin.

Po ashtu, është e rëndësishme të kalkulosh orët gjatë të cilave i ke të detyruara t’i kalosh në punë. Nëse punon për shumë orë dhe paguhesh pak, atëherë është koha të mendosh për diҫka tjetër.

Mbaji larg armiqtë. Me kalimin e viteve, mëson se koha me njerëz të mirë është e pazëvendësueshme. Miqtë e vërtetë, ata që të ndihmojnë të lëvizësh, të japin makinën deri në aeroport apo thjeshtë të bëjnë të qeshësh me zë të lartë, janë ata për të cilët koha vlen gjithmonë. Ata janë pas telefonit sa herë ke nevojë, nuk të kthejnë shpinën dhe nuk të lënë asnjëherë në baltë, ata i pëlqejnë të gjitha fotot në Instagram, të përgatitin supën sa herë je sëmurë apo janë gjithmonë aty sado larg të ndodheni. Ata nuk bëjnë supriza të mëdha, as nuk blejnë dhurata të shtrenjta, por me kalimin e viteve të tregojnë se të duan dhe të ҫmojnë më shumë se ҫdo dhuratë tjetër. Nga ana tjetër, janë edhe ata që të ftojnë për kafe, në party apo në shoqëri, kur mbeten vetëm. Atyre thjeshtë thuaju JO. Po e bën këtë për shumë arsye (koha sociale është po aq e ҫmuar sa ҫdo lloj kohe tjetër. Hiq dorë nga miqtë e shtirur dhe mendo më shumë për veten. Besoje – nuk do t’ua ndiesh aspak mungesën.

Mos jep justifikime. Nuk është nevoja të justifikohesh sa herë të thuash JO. Në fakt, justifikimet janë një shenjë dobësie, sepse personi më pas mund të argumentojë rreth “arsyeve” të tua për të mos marrë pjesë diku (apo nuk ka të drejtë? Kush nuk e bën? Të gjithë!). Ji i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë me njerëzit – thjeshtë thuaj JO dhe lëri të mendojnë ҫ’të duan. Nuk kanë asgjë për të argumentuar.

Article Logic
Execution time: 0.0043060779571533