INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si diskriminohen fëmijët

Si diskriminohen fëmijët

Publikuar më: 20:21 26-04-2016

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, Save the Children, ka kryer një studim, rreth një fenomeni shumë të pranishëm në shoqëri, pikërisht diskriminimi ndaj fëmijëve.

Ky studim prezantohet me rastin e fillimit të fushatës globale “Çdo fëmije në nevojë” që synon të garantojë që 15 milionë fëmijë të kenë mundësi të barabarta në mbijetesë dhe të përfitojnë nga aksesi në shëndetësi dhe arsim pavarësisht se kush janë apo ku ata jetojnë, fushatë ku përfshihet edhe Shqipëria. Sipas anketimit, i zhvilluar nga Save the Children mbi diskriminim në 18 shtete, katër në dhjetë të rritur në mbarë botën pohojnë se kanë përjetuar diskriminim gjatë fëmijërisë së tyre. Studimi thekson se miliona fëmijëve në botë iu mohohet aksesi në shërbime jetësore dhe kjo vetëm për shkak të gjendjes se tyre ekonomike dhe vendbanimit.

Fëmijët me aftësi të kufizuara janë në mënyrë disproporcionale më të diskriminuarit në botë. Ata janë tre deri në katër herë më shumë të rrezikuar të përjetojnë dhunë fizike dhe seksuale, si dhe neglizhim. Pikërisht te këta fëmijë me aftësi të kufizuara do të fokusohet fushata globale “Çdo fëmijë në nevojë”, në Shqipëri. Mbështetja dhe advokimi synon sigurimin e investimeve publike dhe eliminimin e pengesave me qëllim fuqizimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe komuniteteve të tyre si dhe zbatimin e ligjit që garanton aksesin në arsim dhe shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275