INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si do bëhet plazhi këtë vit? Ministrja Manastirliu: Distanca e çadrave do të jetë 3.5 m, do ketë…

Si do bëhet plazhi këtë vit? Ministrja Manastirliu: Distanca e çadrave do të jetë 3.5 m, do ketë…

Publikuar më: 13:29 29-05-2020

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin "Opinion". Ajo ka treguar se ditën e premte do të bëhet publik portokolli i sigurisë dhe kushteve higjieno-sanitare për plazhet.

Manastirliu bëri me dije paraprakisht se distanca e çadrave në plazhe do të jetë 3.5 metër. Do të ketë dy shezlongë, por mund të ketë edhe çadra pa shezlongë.

“Besojmë se nga data 1 Qershor do të kemi edhe protokollet që do të përcaktojnë kriteret për plazhet që do të kenë çadrat e vendosura, shezlongët, kushtet higjeno sanitare. Distanca e çadrave nga boshti në bosht do të jetë 3.5 metër.

Do të ketë dy shezlongë, por mund të ketë edhe çadra pa shezlongë. Do të ketë kushte higjeno- sanitare. Po krijohet një autoritet i veçantë për plazhet. Kemi përcaktuar të gjitha këto në protokolle. Protokolli është gati, është i miratuar dhe nesër bëhet publik për të gjitha strukutat hoteliere dhe turizmin”, tha ministrja.

Article Logic
Execution time: 0.0039238929748535