Pas pak kompeticioni më i rëndësishëm europian për shtete hap siparin dhe të gjithë duket se janë pushtuar nga ethet e tij.
Jo më kot, pasi këtë vit në vend që të ndahemi si gjithmonë në tifozë të shteteve të ndryshme, më në fund kemi një ekip që na bashkon të gjithëve. Kush më mirë për ta bërë këtë se kombëtarja jonë kuqezi. Ëndrra e madhe u realizuar dhe tashmë ne jemi aty, por sa gjatë do të qëndrojmë vallë? Dhe çfarë është më e rëndësishmja, deri ku mund të arrijmë? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje ne bëmë një sondazh ndërmjet lexuesve të intv.al dhe duhet thënë se edhe ata ishin shumë në dilemë dhe të ndarë në mendime. Pjesa më e madhe është pesimiste dhe me këmbë në tokë, dhe duket se pavarësisht mrekullisë që na solli në Euro 2016, nuk mendojnë se kjo e fundit do të zgjasë.
Plot 29.1% mendojnë se ne nuk do ta kalojmë fazën e grupeve. megjithatë ky rezultat është i luftuar dhëmbë më dhëmbë pasi 26.8% e lexuesve të intv.al mendojnë se ne mund t’ia dalim që të kualifikohemi për në fazën tjetër. Ndërkohë çerekfinalja duket pak më e largët pasi 14.2% mendojnë se mund ta arrijmë dhe ndërsa ecim edhe më tej me imagjinatën humbin optimistë të tjerë rrugës. Vetëm 9.4% besojnë se kombëtarja jonë mund të shkojë në çerekfinale, duke u renditur ndër 4 ekipet më të mira të turneut. Dhe aty pastaj ndodh mrekullia, ku edhe tifozi më i çmendur nuk ia ka dalë ta imagjinojë seriozisht, plot 20.5 % mendojnë se ngjyrat kuqezi mund të valëviten në finalen e madhe. Mes shakasë dhe shpresës, do donim shumë që të kishin të drejtë. Gjithçka mbetet për t’u parë se nga e thëna në të mbërë, qëndron në mes një europian i tërë.