INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Si do e ndihmoje kur borxhi është 900 mijë franga?' Plasi keq! Olti Curri i kthehet ashpër Loredanës[FOTO]

'Si do e ndihmoje kur borxhi është 900 mijë franga?' Plasi keq! Olti Curri i kthehet ashpër Loredanës[FOTO]

Publikuar më: 19:29 16-05-2019

Olti Curri padyshim është një nga zërat më kritikues përsa i përket botës së showbiz-it dhe shtypit rozë në Shqipëri.

I ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, duket se opinionisti kishte mendimin e tij, përsa I përket ngjarjes më të bujshme kohëve të fundit në trevat shqiptare.

Ai ka ndalur për të folur rreth konferencës që Loredana dha në Prishtinë dhe akuzave që ngrihen ndaj saj për mashtrim dhe zhvatje parash.

"E kam ndjekur ngjarjen. Loredana është repere shumë e ndjekur dhe më kishte bërë kurioz. Fillimisht ajo ishte e famshme në Zvicër, më pas u martua me një reper të njohur si Mozzik, por ishte tek personazhet e mesëm derisa ndodhi kjo ngjarje. Konferenca e shtypit m’u duk imitim i atyre që kemi parë nga Nicki Minaj apo repere të tjera. Ajo mund të bënte një status në Facebook me 10 rreshta ashtu siç e tha edhe në konferencë ku kishte marrë 2 avokatë, 100 fotografë dhe gazetarë.

Ajo nuk tha asgjë në atë konferencë, por edhe gazetarët ishin të pavëmendshëm. Loredana tha që ajo shumë është marrë me vullnet por nuk e dinte shumën. Ajo tha që ky problem mund të mbyllej dhe ishte në gjendje që ta ndihmonte familjen e saj. Ti kur nuk e di çfarë shume familja jote është në borxh si mund të thuash që do e ndihmosh. Unë do e pyesja: Ti do e ndihmoje familjen tënde, me sa do e ndihmonte, me 1 mijë euro, me 2, me 3, me 10 mijë euro? Si do e ndihmoje kur borxhi është 900 mijë franga. Kam përshtypjen se ajo është e informuar. Konferenca ishte si videoklipet e këngëtareve që këndojnë nëpër fast food-e dhe pastaj hedhin miliona nëpër videoklipe", - u shpreh Olti Curri.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545