INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si do jetë kjo javë? Ja kur do përballemi me temperaturat mbi 40°C

Si do jetë kjo javë? Ja kur do përballemi me temperaturat mbi 40°C

Publikuar më: 19:31 26-05-2020

Kjo javë do jetë me e freskët se java e kaluar dhe temperaturat do arrijnë deri në 26-27 gradë celcius, por më tej na pret një verë e nxehtë! Meteorologia Adjola Bani ka treguar për një lidhje me Ora News se gjatë verës do përballemi me temperatura shumë të larta ku do arrijnë mbi 40 gradë celcius.

Qershori do të jetë i freskët në javën e parë, por më tej nga java e dytë do të ketë rritje të temperaturave në mbi 30 gradë celsius.


“Kjo javë do jetë e freskët në krahasim me javën e parë, temperaturat do shkojnë deri në 26-27 gradë. Reshjet do vijojnë të mbeten prezente gjatë kësaj jave, sidomos në zonat malore dhe zonat e ulta. Në zonat bregdetare reshjet do jenë të pakta.


Fillimi i qershorit do nise me prezencen e vranësirave, kryesisht në mesditë dhe më shumë do jenë të fokusuara në vendet malore. Zonat bregdetare, qendra e territorit dhe jugu do karakterizohen nga moti i kthjellët. Vlera termike do kenë një rritje gradualet, ku javën e parë do arrijnë 28-29 gradë. Javën e dyte do kemi rritje të temperaturave në mbi 30 gradë.

Temperaturat në kontinentin e Evropës veriore do jetë njësoj si të 2019. Do kemi temperatura shumë të larta, jo vetëm në Shqipëri dhe Ballkan por edhe në Evropën qendrore. Edhe kjo verë do sjellë temperatura shumë të larta mbi 40 grade celcius. Do kemi masa ajrore të shpeshta me origjinë nga Afrika”, ka treguar meteorologia Adjola Bani.

Article Logic
Execution time: 0.0028018951416016