Të gjithë kemi kureshtje të mësojmë se si do të jetë dimri, që sapo ka nisur në vendin tonë. Një gjë është e sigurt, që në këtë stinë do të ndjemë dhe pranverën apo vjeshtën. Ndaj mos u habisni, nëse ndonjë ditë moti do jetë i ngrohtë si në një ditë pranvere.
Sinoptikanët kanë bërë një parashikim paraprak dhe iu rezulton se ky dimër nuk do të jetë tipik i tillë. Pra thënë më thjeshtë do të kalojmë një dimër të ngrohtë, pasi edhe ditë ekstreme të ftohta do të zgjasin shumë pak. Ato nuk do të zgjatin më shumë se tre - katër ditë, më pas moti do të ngrohet disa ditë e kështu më rradhë. Kujtojmë këtu që në fillim të këtij viti në muajin janar i ftohti i acartë zgjati pa ndërprerje 23 ditë, aq sa dhe autoritetet shtetërore mbyllën për dy javë shkollat, pasi ra dhe epidemia e gripit. Ndërsa në lidhje me dëborën ajo nuk do të mungojë në zonat e thella. Ajo që nuk ka siguri absolute është se këtë vit kryeqyteti nuk dihet ende në do të zbardhet si një vit më parë.
Shkak është vetë moti që është bërë shumë kapriçioz e parashikimet nuk bëhen më dot afatgjata.