Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë ka njoftuar për fashat orare të lëvizjes në fundjavë. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se do mund të lëvizin pensionistët dhe prindërit me fëmijë të shtunën dhe të dielën, per te cilët do të ketë fasha orari të veçanta. Po ashtu Rama ka njoftuar se do të lejohen hapur ushqimoret dhe farmacitë ditën e shtunë, ndërsa të dielën jo. Gjatë fundjavës nuk do të ljeohet qarkullimi i asnjë automjeti privat, ndërkohë që kryeministri thotë se në varësi të sjelljes këto ditë varet dhe ecuria e mëtejshme e luftës kundër Covid-19.
Mesazhi i plotë i Ramës:
“? TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PENSIONISTËT DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT DERI NË ORËN 10.00?
TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI BRENDA KËSAJ FASHE ORARE?
? TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PRINDËRIT ME FËMIJËT DERI NË 14 VJEÇ DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT NGA ORA 11.00 DERI NË ORËN 17.30?
? TË SHTUNËN 2 MAJ DO TË QËNDROJNË HAPUR VETËM USHQIMORET DHE FARMACITË DERI NË ORËN 17.30?
TË DIELËN TË GJITHË MBYLLUR?
? GJATË TË SHTUNËS 2 MAJ DHE TË DIELËS 3 MAJ DO TË NDALOHET KATEGORIKISHT QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE⛔️
? KUJDES! NGA SJELLJA E DUHUR NË DISTANCIMIN SOCIAL DHE ZBATIMI I RREGULLIT BAZË TË MOSGRUMBULLIMIT JASHTË QELIZËS FAMILJARE GJATË FASHËS ORARE TË LËVIZJES KËTË FUNDJAVË, VARET ECURIA E MËTEJSHME POZITIVE E KËSAJ LUFTE DERI KËTU TË ZHVILLUAR SHKËLQYESHËM, PO EDHE VENDIMMARRJA JONË PËR MË TEJ? ”