Isli Islami është një nga moderatorët më të njohur shqiptarë i cili shoqëron publikun çdo mëngjes, por gjithashtu shpesh herë përflitet në mediat rozë. Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale.
I pyetur nëse është në një lidhje, Isli ka pranuar që është i dashuruar, por jo i lidhur. Ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. I pyetur se cilën nga modetaroret shqiptare do të donte të kishte dashur Isli, ai ka dhënë emrin e Viola Spiros. Ndërkohë më vonë sqaroi e nuk e di nëse Viola është apo jo momentalisht në një lidhje.