“Luftë” modelesh!
Xhesika Berberi është një nga femrat më joshëse shqiptare e cila falë bukurisë së saj numëron shumë fansa. Së fundmi ajo ishte e ftuar në “Xing me Ermalin” ku foli shumë për karrierën e saj profesionale, por edhe për jetën private.
Por Xhesika sigurisht që nuk mund t’u shpëtonte pyetjeve nga Facebook-u ku një prej tyre e pyeste se cila është më e bukur Adrola Dushi apo Oriola Marashi.
Xhesika nuk e përmendi fare Oriolën duke u përgjigjur direkt: “Ça pyetje, Adrola Dushi”.
Ne nuk i vëmë aspak faj, pasi Adrola është mikesha e saj më e mirë, ama është cilësuar gjithashtu edhe si femra më e bukur shqiptare. Nuk besojmë se Oriolës do i ngelë hatri!