Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, këngëtari i njohur Endri Prifti, bëri të ditur se kënga me të cilën ai do të merrte pjesë në “Kënga Magjike”, ishte refuzuar nga Ardit Gjebrea. Shkak për këtë u bë një vonesë në produksion dhe ndonëse Endri i bëri thirrje publike, Arditi nuk e pranoi për konkurrim këngën e tij. Edhe pse kanë kaluar disa javë tashmë, Endrit nuk i ka dalë inati, ku teksa ishte i ftuar në Soire ka zbuluar se do të sjelli një këngë të re. “Kemi në plan të këndojmë të tre (Endri, Stefi dhe Maria). Quhet ‘Kënga Magjike’ dhe do ta dëgjoni pas disa ditësh”, u shpreh Endri.
Pra ai ka vendosur t’i vejë këtë titull për “kunj”?