INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si do reagojë Bora Zemani? Donald Veshaj HABIT me deklaratën: “Jam SINGLE, nuk jam i Borës!”

Si do reagojë Bora Zemani? Donald Veshaj HABIT me deklaratën: “Jam SINGLE, nuk jam i Borës!”

Publikuar më: 16:31 21-11-2021

E kush nuk e kujton pajtimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, pak javë më parë brenda në shtëpi ku u puthën dhe treguan dashurinë e madhe që kishin për njëri-tjetrin.

Pas puthjes, Donaldi i bëri dhuratë partneres së tij me rastin e 3 vjetorit të lidhjes së tyre një varëse dhe ëmblësira. Ky ishte një gjest tjetër që u komentua dhe pëlqye pafund nga ndjekësit.

Por sot pas kaq shumë ditësh qëndrimi në Big Brother, Donaldi i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij. Ai është lodhur nga etiketimet e shpeshta si partneri i Borës.

Në një debat me Meridianin, Donaldi ka treguar se është single dhe jo në një lidhje me Borën.

‘’Unë nuk jam i askujt, boll më me etiketime se nuk jam ‘njeriu i Borës’, në lojë kam hyrë vetëm dhe pa sqaruar shumë gjëra nuk mund të them që jam në një lidhje’’,- tha ai.

Këtë gjë e aprovuan edhe dy konkurentët e rinj, Meridiani dhe Antonela, të cilët këmbëngulën se publiku është ende i paqartë për marrëdhënien që kanë ata të dy.

‘’Duhet ta qartësosh këtë gjë, në publik po të njohin si Donaldi i Borës dhe kjo gjë po e penalizon lojën tënde. Thauje njëherë e mirë dhe të qartësosh këtë gjë’’,- thanë ata.

Article Logic
Execution time: 0.0032021999359131