Andi Artani dhe Jasmin Kadriu “ishin” një nga çiftet më të komentuar në “Për’puthen”, e pikërisht kur menduam se gjërat po shkonin për mrekulli mes dyshes, konkurrenti nga Kosova tërhoqi në episodin e transmetuar së fundmi deklaratën për bukuroshen brune. Arsyeja ishte se ai ishte lodhur me mungesën e besimit që kjo e fundit kishte ndaj tij.
Jasmina u shpreh se ishte në dijeni të kësaj, dhe theksoi se shkak i zënkave të tyre ishte pjesëmarrja e Andit në klipin e Diona Fonës “Sheqer”, lajm i cili “pushtoi” mediat rozë.
E ndërkohë që romanca mes çiftit sapo ” u shua”, një foto e Andit po bën xhiron në rrjet.
“Prive.al” ka publikuar një foto të djalit nga Kosova, në të cilën shihet i ulur në kafe së bashku me një vajzë. Fotografia është shkrepur së fundmi dhe Andi shihet vetëm për vetëm me vajzën e ulur në një tavolinë. Detajet mbi identitetin e vajzës nuk dihen ende dhe nuk jemi të sigurt nëse ajo është një e afërme e tij apo një tjetër që Andi ka nisur ta njohë jashtë programit.
Kujtojmë se “Për’puthen” regjistrohet gjithmonë në avancë, që do të thotë foto është siguruar pasi 24 vjeçari ka tërhequr deklaratën për Jasminën në emision.