INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si do reagonit po t’ju tradhëtonin?! Ja marrëzitë që do të bënte secila shenjë sipas HOROSKOPIT

Si do reagonit po t’ju tradhëtonin?! Ja marrëzitë që do të bënte secila shenjë sipas HOROSKOPIT

Publikuar më: 17:52 15-02-2019

Disa nuk e falin fare dhe u duket veprimi më i ndyrë, por ka edhe disa të tjerë që mund ta konsiderojnë si një veprim të mundshëm.
Horoskopi na tregon se si reagojnë të gjitha shenjat ndaj tradhtisë.

DASHI

Janë njerëz që nuk e falin tradhëtinë dhe zakonisht reagon impulsivisht, pa analizuar më parë fjalët dhe sjelljen e tyre para një tradhtie. Kur tradhëtohen, nxjerrin në pah anën e tyre agresive, por sapo situata qetësohet, janë në gjendje të flasin dhe të kuptojnë pse ndodhi. E megjithatë, kjo nuk do të thotë se e falin tradhëtarin.

DEMI

Gjithmonë duke vënë besimin në plan të parë, Demat bëjnë gjithçka për të lumturuar personin që duan, duke ofruar shumë dedikim dhe dashuri në lidhje. Por, nëse ndodh një tradhëti, bëhen tejet nervozë e madje, edhe nëse janë shumë të dashuruar, sërish nuk do arrijnë dot ta falin.

BINJAKËT

Janë të ndryshueshëm dhe të pavarur, gjë që i bën të jenë të paparashikueshëm përballë tradhëtisë. Gjithmonë kërkojën të kalojnë çdo çast në çift. Binjakët janë në gjendje të bëjnë më të mirën e tyre për të qenë pranë njeriut që duan, por nëse zbulojnë tradhëti, do kthehen në ‘viktimë’ dhe me siguri do hartojnë një hakmarrje.

GAFORRJA

Gaforret janë tej mase të ndjeshëm dhe nëse i tradhëton, lëndohen shumë thellë. Janë në gjendje të falin, vetëm sa të kalojnë situatën e vështirë, por e kanë të pamundur ta pranojnë tradhëtarin.

LUANI

Kjo shenjë është gjahtare dhe kur është thellësisht i/e dashuruar, bëhet një ndër shenjat më besnike të zodiakut. Nëse i tradhëton mund edhe të të falin, vetëm për faktin se nuk e pranojnë dot që të humbasin për shkak të dikujt tjetër, por do ndihen mirë, vetëm pasi të jenë ndarë.

VIRGJËRESHA

Kërkojnë gjithmonë të kenë kontrollin e çdo situate. Virgjëresha do të ndërtojë një marrëdhënie të sinqertë dhe nëse shohin tradhëti, braktis tradhëtarin dhe vazhdon jetën, pa menduar t’i japë lidhjes një mundësi të dytë.

PESHORJA

Janë qenie të paqëndrueshme dhe interesat e tyre mund të pësojnë ndryshime të papritura. Kur tradhëtohen, përpiqen të njohin detajin dhe arsyet pse ka ndodhur një gjë e tillë dhe ku kanë gabuar për të arritur çështja deri këtu.

AKREPI

Gjithnjë shenjë intensive, sensuale dhe tërheqëse, Akrepët nuk kalojnë kurrë pa rënë në sy. Përballë një tradhëtie, zakonisht i fshehin ndjenjat e tyre, duke u hequr se asgjë nuk mund të influencojë mbi ta. Por, brenda vetes, me siguri do hartojnë një hakmarrje të pamëshirshme për të treguar se nuk duhet të luani me ndjenjat e tyre.

SHIGJETARI

Kur Shigjetari dashuron, vendos të dedikohet maksimalisht. Nëse i tradhëton, flasin hapur me partnerët e tyre për të kuptuar pse ndodhi, e megjithatë preferojnë t’i japin fund marrëdhënies pa dhënë një shans të dytë.

BRICJAPI

Duke besuar gjithnjë se një marrëdhënie dashurie duhet të zgjasë, përpiqet që në lidhje të funksionojë çdo gjë. Kur tradhëtohen, përpiqen të duken të fortë dhe të sigurtë, por kjo sjellje fsheh të gjithë vuajtjen dhe zhgënjimin e tyre. Nuk janë në gjendje të falin.

UJORI

Nuk jetojnë dot një lidhje të mbushur me xhelozi. Ku i tradhëton, përpiqen të dëgjojnë se ç’ka për të thënë tradhëtari. Kërkojnë pak kohë për të menduar nëse duhet ta falin ose jo.

PESHQIT

Janë njerëz sentimental dhe romantikë, që bëjnë gjithçka për lumturinë në çift. Kur zbulojnë një tradhëti, reagimet e tyre mund të jenë të panumërta: mund të fajësojnë veten për tradhëtinë në çift, apo t’i japin fund marrëdhënies pa kërkuar detaje.

Article Logic
Execution time: 0.0037441253662109