INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si do shfaqet në tapetin e kuq? Ronela dhe Niko Komani zbulojnë DETAJE që nuk i dinim nga prapaskenat e Eurovision 2022!

Si do shfaqet në tapetin e kuq? Ronela dhe Niko Komani zbulojnë DETAJE që nuk i dinim nga prapaskenat e Eurovision 2022!

Publikuar më: 13:31 07-05-2022

Që prej incidentin me fotografinë e performancës së Shqipërinë në faqen zyrtare të Eurovision, pasi pretendohej se kishte përmbajtje “provokuese” Ronela Hajati dhe stafi i saj në Torino kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Por, si është situata atje, dhe a pëlqehet kënga e përfaqësuese e Shqipërisë?

Ronela Hajati dhe kostumografi i saj Niko Komani në një intervistë për Ditë Pas Dite zbulojnë detaje që nuk i dinim.

Ata ndodhen prej kohësh në Torino, ku po përgatiten për performancat live dhe gjatë kësaj kohe kanë krijuar miqësi me artistët e shumë shteteve, kryesisht nga Rumania, Spanja dhe Holanda.

Anglishtja që Ronela dhe stafi zotërojnë i ka ndihmuar shumë për t’u miqësuar me konkurrentët e huaj.

Ronela, përveç miqësive, ka krijuar edhe përshtypjet për këngët dhe ato që pëlqen më tepër janë Spanja, Holanda, Rumania dhe Italia.

Në lidhje me incidentin me veshjen dhe performancën, Ronela dhe se nuk ka dashur të paraqitet “sexy”, por të bjerë në sy për shkak se Shqipëria nuk është një vend që njihet shumë.

Niko shprehet se ka pasur kimi me Ronelen në veshjet që ai e ka skicuar për të.

Edhe feedkack-u që kanë marrë ka qenë pozitiv, e kanë rënë menjëherë në sy, tha Komani.

Pas performancës në provat e para, Ronela u shfaq shumë ndryshe në një konferencë për shtyp. Niko Komani ideo një veshje me kapele të bardhë të madhe, e cila u diskutua shumë dhe Ronelës i kishte shumë hije.

Niko Komani zbuloi detaje se si do të paraqitet Ronela në tapetin e kuq.

Ai tha se sërish do të ketë një veshje të rëndë, të madhe, handmande.

Deri tani gjërat po rrjedhin shumë mirë përpara netëve live, bëri me dije Ronela.

“Ndjesia dhe kënaqësia që marr është shumë e madhem pasi unë jam njeri me këmbë në toke, pasi mendoj që gjithmonë mund të bëhet më mirë”, u shpreh ajo.

Shqipëria do të jetë e para që hap festivalin, dhe urojmë që gjërat të shkojnë sa më mirë e Ronela dhe puna e gjithë stafit të shkëlqejë – ashtu siç e ka potencialin!

 
Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717