Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook projektin e terminalit të pasagjerëve në aeroportin e ri të Kukësit.
Ndërtimi i aeroportit në qytetin verilindor ka qenë një nga premtimet elektorale që kreu i qeverisë ka bërë gjatë fushatës, ku ka theksuar se ndryshe nga ai në Rinas, i cili ka çmime “të kripura”, në Kukës do të jetë me bileta “low cost”.
“Mirëmëngjes dhe duke ndarë me ju kënaqësinë e këtij videoimazhi nga projekti i i terminalit të pasagjerëve në aeroportin e ri të Kukësit, ku po punohet intensivisht për realizimin e projektit brenda vitit të ardhshëm, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.