Astronomët e Carnegie Institute of Science kanë qënë prej kohësh në kërkim të objekteve të ngjashme me Plutonin. Kërkimi i tyre bazohej në hapsirën në skaj të sistemit tonë diellor, por ama ata vendosën që të studiojnë dhe Jupiterin.
Me anë të teleskopit super të fuqishëm Blanco, që ndodhet në Kili, ata arritën që të zbulojnë 12 hëna të reja të Jupiterit. Hënat në fjalë janë mjaft të vogla në madhësi(me diametër nga 5 deri në 10 kilometër). Pozicioni i tyre është mjaft larg Jupiterit, pra jashtë zonës ku orbitojnë Hënat Galiliane.
Dy nga këto hëna janë mjaft të çuditshme. Ato ndodhen në grupin e 12 hënave të reja, por ama kanë orbitë të kundërt me to. Kjo gjë ka bindur studiuesit që përplasja e hënave ka qenë diçka normale në lindje të sistemit tonë diellor dhe vetëm hënat më të mëdha kanë mbijetuar me sukses. Ndryshe nga hënat e brendshme të Jupiterit si Europa apo IO, hënat e sapozbuluara kanë përbërje të ngurtë si planetët e brendshëm të sistemit tonë diellor.
Falë këtyre studimeve njeriu po mëson të vërtetat e krijimit të universit. Ne dimë akoma pak, por dijet tona po shtohen me një ritëm mjaft të shpejtë.
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.