INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si do të jetë kjo ditë për 12 shenjat e HOROSKOPIT? Paolo Fox ua zbulon me DETAJE, ja shenjat më me FAT!

Si do të jetë kjo ditë për 12 shenjat e HOROSKOPIT? Paolo Fox ua zbulon me DETAJE, ja shenjat më me FAT!

Publikuar më: 08:07 06-07-2019

DASHI

Nëse në periudhën e fundit ju jeni grindur me partnerin për shkak të xhelozisë, ndoshta duhet të përfitoni nga ditët e së shtunës dhe të dielës, në përpjekje për të rivendosur pak më shumë qetësi. Në periudhën e fundit ka pasur tensione dhe distanca që mund të kenë kërcënuar marrëdhënien tuaj. Ju duhet të flisni qartë për të gjetur një zgjidhje. Ose për të kuptuar nëse një problem mund të zgjidhet me të vërtetë. Në muajt e ardhshëm, shpërblime të mëdha në punë ju presin.

DEMI

nëse gjatë ditëve të fundit ka pasur tensione dhe pakënaqësi, tani mund të lëshoni një psherëtimë lehtësimi. Në fakt, horoskopi për të shtunën, 6 korrik 2019 është pozitiv dhe favorizon pajtimet. Ka ende disa vështirësi në menaxhimin e parave. Nëse keni para për të shpenzuar, këshilla është të jeni të kujdesshëm me menaxhimin e shpenzimeve, në lidhje me shtëpinë dhe familjen.

BINJAKET

Këtë fundjavë ju duhet të përpiqeni të ngadalësoni pak. Nuk është e lehtë për një shenjë si juaja, e qeverisur nga Merkuri, planeti i lëvizjes. Të qënit gjithmonë kaq shumë të zënë me punë, në mënyrë të pashmangshme do t’ju shkaktojë probleme edhe në dashuri. Ka aq shumë lodhje dhe injorimi i saj do të ishte i pamundur. Nëse ka debate në çift midis të sotmes dhe të nesërmes, dikush mund të ketë gjithashtu një reagim disi të pakujdesshëm.

GAFORRJA

Ju jeni të sunduar nga Hëna, kështu që shpesh ndryshoni fytyrën dhe kjo gjendje shpesh ju shtyn të ndryshoni mendje për gjërat. Ndonjëherë ju merrni një qëndrim të paqartë në sytë e të tjerëve. Kjo gjithashtu ndodh sepse ju vetë jeni të pavendosur rreth asaj se çfarë duhet të bëni. Ju mund të ndryshoni mendje më shumë se një herë gjatë të njëjtës ditë. Një person që deri tani ishte një pikë refererimi për ju, tani nuk mund të jetë më. Megjithatë, ndryshimi shpesh përfshin edhe vështirësi. Dhe mbi të gjitha në punë, të mos qenit në gjendje që të keni një stabilitet të caktuar në afat të gjatë, ju penalizon.

LUANI

Këtë fundjavë, sipas horoskopit të Paolo Fox, ata që kanë lindur në shenjën e Luanit, do të kenë mundësinë të heqin “disa guralecë” nga këpucët e tyre. Energjia nuk mungon dhe në këto dy ditë mund të merrni propozime interesante, edhe falë ndihmës së Marsit dhe Merkurit, të cilët janë në gjendje të mirë. Por kushtojini vëmendje parave: kaq shumë shpenzime mund të kenë shkaktuar një tendosje në portofolin tuaj në periudhën e fundit!

VIRGJERESHA

E shtuna dhe e diela janë ditë që sjellin zgjidhje dhe njohje të mira. Ata që kanë pasur mundësinë të bëjnë ndryshime në punë, tani ndihen më të qetë. Dhe për horoskopin e nesërm, ju do të keni mundësinë të reflektoni dhe të përballeni me veten për çështje të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Kjo mbetet një periudhë përgatitore në pritje të fazës më të bukur, midis tetorit dhe dhjetorit. Ka nga ata që duan të formalizojnë një histori dhe nga ata që duan të kenë një fëmijë. Pjesa e dytë e vitit premton të jetë e pasur, me të reja dhe gjëra interesante për të bërë.

PESHORJA

Ka vështirësi në lidhje me dashurinë. Ndoshta ju ktheheni në diskutimin e çështjeve që kanë të bëjnë me vështirësitë dhe keqkuptimet që keni hasur në pjesën e parë të kësaj jave. Disa çifte kishin momente tensioni dhe acarimi të madh. Tani duhet të përpiqeni t’i kapërceni këto vështirësi. Përndryshe, vera do të bëhet një sezon veçanërisht konfliktual për çiftet që nuk e duan njëri-tjetrin.

AKREPI

Ka probleme fizike që do të keni mundësi t’i kapërceheni më lehtë. Nuk është e lehtë për momentin të ndiheni plotësisht të, por yjet janë të favorshëm dhe inkurajojnë një rimëkëmbje, fizike dhe emocionale. Në dashuri ekziston mundësia e pajtimit me dikë. Korriku është një muaj që gjithashtu ndihmon çiftet që janë larguar. Ri-zbulimi i mirëkuptimit dhe pjesëmarrjes është i mundur, përderisa është dëshira e të dyja palëve. Nëse jeni të vetmuar, nuk duhet të lejoni të mbeteni pas, nga nga pasiguritë.

SHIGJETARI

Ndonjëherë ju rrezikoni të thoni disa gënjeshtra për të mbrojtur veten ose për të fshehur disa dobësi dhe pasiguri të caktuara. Ky qëndrim, nëse vazhdon me kalimin e kohës, krijon humor të keq dhe tensione që janë të vështira për t’u menaxhuar. E shtuna, 6 korrik 2019 ka pak agjitacion. Ju do të çliroheni nga disa probleme, dhe për ta bërë këtë, ju preferoni të merrni pak kohë për veten tuaj. Nëse kjo nuk është e mundur, ose dikush do të marrë një qëndrim tepër të bezdisshëm, atëherë do të ketë pakënaqësi dhe mosmarrëveshje pas të cilave do e keni të vështirë të ruani qetësinë.

BRICJAPI

Kur vendosni t’i jepni fund një historie, e bëni sepse keni menduar për një kohë të gjatë dhe jeni të vetëdijshëm për atë që po ndodh me ju. Pikërisht për shkak se jeni aq të vendosur dhe të bindur, është vërtet e vështirë për ju të keni pendesa. Por kur ndodh, atëherë do të thotë se ka diçka që nuk e keni parashikuar dhe konsideruar me vëmendjen e duhur. Ju mund të pendoheni nëse keni thënë shumë. Në këto ditë përpiqeni t’i jepni më shumë rëndësi një historie dashurie që ndoshta nuk e vlerësonit. Edhe në punë, diçka ju shqetëson dhe ndoshta ju duhet të rishikoni disa bashkëpunime.

UJORI

Horoskopi i datës 6 korrik 2019 tregon se një rekuperim është i mundur të shtunën dhe të dielën. Nëse ka pasur ndonjë vështirësi në pjesën e parë të javës, tani një rikthim është i mundshëm. Kjo është një periudhë e transformimeve të rëndësishme. Aq sa ka nga ata që vënë në pikëpyetje zgjedhjet e bëra në periudhën e fundit, dhe jo vetëm. Ekziston rreziku që të keni marrë një rrugë të gabuar, vetëm për shkak të egocentrizmit. Ju jeni duke u përpjekur për të gjetur një ekuilibër të ri, dhe madje edhe në punë do të vini në pikëpyetje zgjedhjet e bëra në të kaluarën. Tani ju jeni më egoistë dhe ju duhet të jepni më shumë hapësirë ​​për lumturinë tuaj.

PESHQIT

Horoskopi nesër sinjalizon acarim. Ky është një vit mjaft sfidues sa i përket punës. Disa kanë dashur të presin ndihmë financiare në mes të vjeshtës së kaluar dhe fillimit të vitit. Ose ka pasur komplikacione të tjera që duhej të ballafaqoheshit, të cilat kanë sjellë stres. Në dashuri ka disa dyshime. Një person i Luanit ose Bricjapit, i cili duket se ishte në anën tuaj, tani nuk është më dhe mund të lindë ndonjë debat.

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371