Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Sipas Meteoalb, temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 7ºC deri në 21ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 28 ºC dhe në zonat bregdetare nga 18ºC në 28ºC.
Era do të fryejë në drejtim veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 4 ballë. Në fundjavë, në ditën e shtunë dhe të diel pritet një rritje temperaturash. Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat variojnë: në zonat malore nga 10ºC deri në 20ºC dhe në zonat e ulëta nga 15ºC në 25ºC.