Ashtu siç ndodh çdo ditë, Rama u ka thënë mirëmëngjes ndjekësve të tij me një postim në rrjetet sociale. Kryeministri ka zgjedhur ta nisë ditën e sotme me projektin e ri në hyrje të Tiranës, pikërisht në Unazën e re. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama krahas videos së publikuar shkruan se projekti është një ndërhyrje e rëndësishme në respekt të mjedisit.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë projekt të ri të hyrjes së Tiranës në Unazën e Re, që reflekton nevojën për të ndërhyrë në atë nyje tejet të rëndësishme dhe të ngarkuar, duke garantuar një qasje më miqësore me mjedisin urban, ju uroj një të dielë të bukur “-shkruan Rama.