INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si do të jetë zgjidhja për Komisionet ad-hoc të Vettingut ?

Si do të jetë zgjidhja për Komisionet ad-hoc të Vettingut ?

Publikuar më: 09:26 06-03-2017

Në orën 18:00, Parlamenti do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e Komisionit ad-hock, që miraton anëtarët e institucioneve të Vettingut, të cilët do të dalin nga lista e dorëzuar nga Avokati i Popullit Igli Totozani e që më pas u kontrolluan nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Seance e sotme vjen në kuadër të afateve kohore të përcaktuara nga Kushtetuta, për ngritjen e komisioneve ad-hoc. Ligji themeltar i shtetit, i miratuar me konsensus mesnatën e 21 dhe 22 korrikut, përcakton në nenin c të saj:
Kushtetuta:
“Brenda tre ditëve nga marrja e listës së kandidatëve, të cilët i plotësojnë kriteret formale, listës së kandidatëve, të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale dhe listës së rekomandimeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Kuvendi krijon një komision ad-hoc me gjashtë anëtarë të ndarë në mënyrë të barabartë midis shumicës dhe pakicës parlamentare”.
Por në kushtet e bojkotit të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, ky proçes duket se do të bllokohet, ndaj dhe Kryeministri Rama i ka bërë ftesë demokratëve të ulen në një tryezë dialogu për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull, Vettingun reformën në drejtësi si dhe reformën zgjedhore. Ndërkohë që demokratët kanë paralajmëruar se nuk do të jenë në seancën plenare të ditës së sotme, mbetet për tu parë se si do të procedojë shumica mbi komisionet ad-hoc.

Article Logic
Execution time: 0.0018320083618164