Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar si vajza mendjehapur që nuk njihte tabu dhe tashmë do të rikthehet në një petk të ri.
E intervistuar për revistën Who, bukuroshja ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother, si dhe rikthimin në shtëpinë e survejuar nga kamerat. Noçja, emri i vërtetë i së cilës është Najada Konomi ka thënë se rikthimi i saj do të jetë nostalgjik pasi në Big Brother ka përjetuar një eksperiencë të bukur. Megjithatë ajo nuk bën të ditur detaje të mëtejshme për pozicionin që do të mbajë kur të kthehet, edhe pse është përfolur gjerësisht se do të mbulojë rolin e opinionistes. Noçja tha se preferon që të mbetet gjithçka surprizë duke qenë se edhe pak ditë duhen për ta zbuluar.