INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si duhet lexuar vendimi i KiE që tërhoqi vëzhguesit? Edi Rama dhe Lulzim Basha me versione të ndryshme

Si duhet lexuar vendimi i KiE që tërhoqi vëzhguesit? Edi Rama dhe Lulzim Basha me versione të ndryshme

Publikuar më: 15:08 26-06-2019

Katër ditë para zhvillimit të zgjedhjeve, Këshilli i Europës ka bërë një lëvizje të papritur që ngre pikëpyetje mbi atë që do të ndodh më 30 qershor. Këshilli Europian ka vendosur që këtë herë të mos dërgojë vëzhgues. Por ky vendim i Këshillit Europian është lexuar në forma të ndryshme nga dy liderët, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Për Lulzim Bashën, vendimi i KiE është një sinjal që të dielën nuk do të ketë zgjedhje.

“Sot bota perëndimore dha sinjalin e parë, të qartë dhe të prerë, se 30 Qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri. Për herë të parë nga rënia e komunizmit, Këshilli i Europës ka vendosur të mos dërgojë Delegacion Vëzhgues për zgjedhjet, pavarësisht ftesës që i ka bërë Qeveria shqiptare. Është një vendim qartësisht politik sepse tërheqje nga Këshilli i Europës nuk ka patur as për zgjedhje të zhvilluara në zona konfliktesh të armatosura apo konfliktesh civile nga Ukraina në Gjeorgji nga Armenia në Azerbajxhan apo edhe gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni.”, tha ai në një dalje të posaçme për mediat.

Por për kryeministrin Edi Rama ajo që tha Basha është një gënjeshtër. “Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë, s’zhgënjen asnjë ditë o Njish. Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme? Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh apo rrena tjetër gati?,”shkroi Rama në rrjetet sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553