INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si duhet ta dekoroni shtëpinë tuaj duke u bazuar te shenja e horoskopit [FOTO]

Si duhet ta dekoroni shtëpinë tuaj duke u bazuar te shenja e horoskopit [FOTO]

Publikuar më: 20:22 15-12-2016

Nëse shtëpia juaj ka nevojë për një rifreskim dhe ju nuk dini nga të ia nisni, pse nuk e bëni atë duke u bazuar te ajo çfarë thonë yjet. 

Dashi: Dekorojeni zyrën tuaj me ngjyra të hapura sepse kjo do ju mbajë gjithmonë të motivuar për të punuar.

Demi: Shtëpia juaj duhet të jetë e rehatshme dhe të jetë e mbushur me panorama, piktura, divanë lëkure.

Binjakët: Krijojnë gjithmonë varietet ngjyrash në dekorim. Gjithashtu nuk mund t’i përmbahen një stili për një kohë të gjatë, dhe përdorin ngjyra të pazakonta.

Gaforrja: Personat e kësaj shenje duhet ta dekorojnë shtëpine me ngjyrë të argjendtë, blu të zbehur. Duhet të rrethoheni nga objekte qetësuese si, suvenire, albume familjare dhe foto në korniza.

Luani: Shtëpia juaj duhet të jetë një kështjellë me ndikime ekzotike, shumë dritë natyrore, dhe ngjyra të theksuara.

Virgjëresha: Shenja më e organizuar e horoskopit, ku shtëpia është e pastër dhe çdo gjë në vendin e duhur.

Peshorja: Shenja që drejtohet nga planeti i Venusit do të ketë gjithmonë një shtëpi me dekorime elegante dhe objekte të bukura.

Akrepi:  Kemi 2 lloje personash, ata që preferojnë ngjyrën e bardhë kudo dhe ata që përziejnë portokallinë me të zezën në çdo dekorim. Gjeni një të mesme të artë.

Shigjetari: Personat me këtë shenjë adhurojnë aromën e luleve, dhe ajo çfarë duhet të bëjnë është të ndërtojnë një kopsht me lule të bukura shumngjyrëshe.

Bricjapi: E dashuroni dekorin tradicional. Ngjyrat e errëta janë të preferuarat tuaja por përfshini dhe ngjyrat e lehta për të mos e bërë shtëpinë tepër të zymtë.

Ujori: Ndiqni gjithmonë stilin modern në dekorimin e shtëpisë. Fokusohuni në ngjyrat blu dhe violet.

Peshqit: Dhoma juar duhet të jetë e qetë për meditim apo për muzikë. Nuk duhet të mungojë ngjyra e qetë e detit ose një aluzion i gjelbërt i natyrës për t’ju mbajtur të lidhur me oqeanin.

Article Logic
Execution time: 0.0038502216339111