Reperja e njohur kosovare, Tayna ka ndarë së fundmi një kujtim nga fëmijëria e saj.
Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një foto kur ka qenë 3 vjeç bashkuar me një tjetër në moshën 23 vjeçare.
“Mbi të gjitha mos lejo moshën të të shuajë zjarrin e fëmijës që ke brenda vetes”, ka shkruar Tayna krah postimit në ‘Instastory’.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor që reperja ka sjellë ka qenë ‘Qeqe’ i cili numëron 15 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’.
Tayna ka lajmëruar se shumë shpejt do të sjellë projekte të reja për të cilat është duke punuar.