Antonela Berisha u bë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes së saj në “Për’puthen”.
Vetëm pak javë pasi programi u mbyll arriti të zë një vend të rëndësishëm në televizion si bashkë prezantuese e “Top Arena” në Top Channel.
Bjondja që shquhet për paraqitjet e saj duket se bukurinë e paska në gjen. Antonela na ka prezantuar me motrën e saj dhe WOW qenka një super yll. Vlen të thuhet se ngjajnë si "dy pika uji".
Në rrjetet sociale ish-konkurrentja ka publikuar një fotografi të motrës duke mahnitur të gjithë me bukurinë e saj.
“A keni dhe ju një motër kaq të bukur sa unë?”, ka shkruar Antonela sipër fotografisë ku motra e saj, emrin e së cilës nuk e ka zbuluar ka pozuar në rërë duke zbuluar edhe format fantastike të trupit të saj.