Nuk ka dyshime se Oriola Marashi është në vendet e para të listës së femrave më atraktive shqiptare. Modelja, e cila tashmë po ndërton edhe një karrierë ndërkombëtare, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe personale për ndjekësit e saj.
Të gjithë e dime që modelja nka një lidhje mjaft të ngushtë me mamanë e saj Xhoi Jakaj.
Ditën e sotme, Oriola ka shpërndarë një foto të mamasë kur ishte e re, në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory, ku dallohet fare mirë nga i ka rrënjët bukuria.
"Mamaja ime kur ishte e re dhe po jepte mësim, mbretëreshë e bukurisë"- ka shkruar Oriola.