INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si e arrijnë suksesin shenjat e horoskopit?

Si e arrijnë suksesin shenjat e horoskopit?

Publikuar më: 13:46 22-03-2017

Shenja jonë e horoskopit flet shumë për karakterin tonë duke nxjerrë në pah pikat tona të forta dhe të dobëta.

Bazuar pikërisht në karakteristikat çdo shenje të Zoodiakut, në këtë artikull po ju zbulojmë sekretet e suksesit për çdo shenjë, si dhe po evidentojmë ato fusha ku çdo shenjë ka shumë propabilitet të gabojë dhe dështojë.

DASHI (21 Mars – 20 Prill)

Dashi nga natyra është shumë i frotë në karakter dhe kërkon gjithnjë të arrijë majat. Vështirë se Dashi mund të jetë një punonjës i thjeshtë qi i bindet urdhrave të shefit pasi ai nuk e duron dot të jetë në shkallët e poshtme të karrierës e për më tëpër nuk duron dot rutinën dhe monotoninë e punës ku mungojnë adrenalina dhe sfidat. Prandaj Dashi ka më tepër sukses në pozicionet drejtuese dhe nëse diçka të tillë ai e sheh të pamundur ta arrijë në një kompani, atëherë e mira është të marrë iniciativën e të hapë biznesin e vet, ku do të ketë mundësi të shkëlqejë.

DEMI (21 Prill – 20 Maj)

Demat janë natyrë shumë punëtore, të durueshme dhe arrijnë të kenë suksesin e dëshiruar.Por e vetmja gjë që i duhet patjetër Demit për të pasur sukses është ta dojë punën që bën, e cila mund ta motivojë. Gjithashtu Demi e vlerëson shumë të bukurën dhe komfortin dhe mund të kapë majat në profesione ku kërkohet durim dhe kreativitet, të tilla si: fotograf, dizajner, arredues apo në sferën e shërbimeve.

BINJAKËT (21 Maj – 20 Qershor)

Binjakët mund të korrin shumë sukses në fushat ku kërkohet kreativitet dhe komunikim. Nga natyra ata janë aventurierë dhe në fillimiet e karrierës së tyre nuk mund të përgjigjen me saktësi se çfarë duan të bëjnë në jetë dhe janë gati të rrezikojnë disa herë derisa të gjejnë vetveten dhe të ndihen mirë me punën që bëjnë. Ndër profesionet ku binjakët kanë më tepër sukses janë ato që kërkojnë një komunikim shumë të mirë si:gazetar, psikolog, aktor etj. Por binjakët janë gjithashtu shumë të suksesshëm edhe në fushën e reklamave dhe shitjeve pasi kanë aftësi të larta bindëse dhe negociuese.

GAFORRJA (21 Qershor – 22 Korrik)

Gaforret janë shumë ëndërrimtare nga natyra dhe shpesh vendosin për vete qëllime të cilat janë në përgjithësi të parealizueshme. Ata fillimisht kërkojnë suksesin në drejtime ku nuk mund të kenë aftësi apo njohuri të mjaftueshme, për shembull duan të bëhen muzikantë kur nuk kanë vesh për muzikë, apo të bëhen aktorë kur nuk kanë aftësi dhe talent aktrimi. Por pas disa dështimesh, gaforrja e gjen veten e saj dhe suksesi i tyre lidhet kryesisht me punët ku ata kontribuojnë për njerëzit dhe ku nevojiten këshillat dhe konsulenca e tyre. Ndër profesionet ku ata mund të korrin më tepër sukses janë: pedagog, psikolog, specialist për antikuaret, specialist real estate etj.

LUANI (23 Korrik – 22 Gusht)

Luani e ka të pamundur të jetë në vendin e papërshtatshëm për të dhe ai nuk e duron dot të udhëhiqet nga të tjerët. Prandaj ndër kritetret kryesore të përzgjedhjes së profesionit është pikërisht mundësia e tij për të drejtuar njerëzit dhe për t’u ndjerë i pavarur. Dhe ata kanë vërtetë sukses në këtë drejtim: janë lidera dhe drejtuesë të zotët, që dinë të delegojnë detyrat dhe të menaxhojnë stafin. Gjithashtu një tjetër pikë e fortë e luanëve, sidomos femrave është fusha e bukurisë ku mund të korrin sukses si fotografe apo fotomodele.

VIRGJËRESHA (23 Gusht – 22 Shtator)

Të lindurit e shenjës së Virgjëreshës mund të korrin shumë sukses në fushat ku kërkohet rregull dhe vëmendje ndaj detajeve, pasi janë të zotët të dallojnë edhe parregullsinë dhe gabimin më të vogël. Prandaj profesionet ku mund të korrin më shumë sukses janë: pedagog, konsulent, kritik apo redaktor. Gjithashtu mund të shkëlqejnë edhe në profesione tejet të specializuara ku kërkohet durim dhe vëmëndje e lartë, si restaurator arti, financier etj. Falë aftësive të tyre për detajet, të lindurit Virgjëreshë janë ndër njerëzit me të pasur dhe më të suksesshëm të planetit.

PESHORJA (23 Shtator – 22 Tetor)

Peshoret janë një shenjë që kërkojnë të vendosin harmoninë, negociimin dhe komunikimin midis njerëzve dhe janë të prirur për tu bërë diplomatë shumë të mirë. Gjithashtu Peshoret kanë aftësi të larta komunikuese dhe bindëse dhe mund të shkëlqejnë në profesionin e avokatit, juristit apo gazetarit. Por nuk mjafton me kaq, pasi një tjetër veçori e Peshores është talenti i tyre për artin dhe për të bukurën dhe ata mund të jenë shumë të suksesshëm edhe në sfera të tilla si: dizajn, pikturë, modë etj.

AKREPI (23 Tetor – 21 Nëntor)

Veçoria kryesore e Akrepit është së ata janë të prirur të merren me punë jo të zakonshme dhe ata mund të korrin sukses në fusha që askush mund të mos i ketë dëgjuar. Pozicionet më të rralla dhe shpesh edhe shumë të mirëpaguara kanë shumë mundësi ti zënë akrepat, pasi ata mund të ndërrmarin përsipër rreziqe pa dëgjuar askënd dhe gjithnjë duan të veprojnë sipas mendjes dhe intuitës së tyre.

SHIGJETARI (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Shigjetari e ka në natyrë të jetë inovativ dhe lider. Nga ana tjetër duke marrë parasysh se të lindurit e kësaj shenje janë shumë ambiciozë, ata mund të korrin majat e suksesit në punën e tyre pikërisht duke krijuar gjëra që askujt mund të mos i shkonte mendja. Gjithashtu shigjetarët e vlerësojnë shumë lirinë e tyre prandaj ata nuk mund të punojnë dot të mbyllyr në zyrë. Ata korrin sukses në pozicionet drejtuese dhe mund të bëhën të njohur për arritjet dhe shpikjet e tyre, pasi kanë një fantazi të zhvilluar.

BRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)

Bricjapët janë një shenjë shumë e veçantë pasi ata nuk kanë ndonjë profesion apo fushë të caktuar ku mund të korrin sukses. Ata mund të jenë të sukseshëm në çdo fushë, mjafton vetëm që ata të binden se puna që po bëjnë është e nevojshme dhe e dobishme. Të lindurit e kësaj shenje mund të ndërrojnë shpesh profesion e tia nisnin nga e para pa ndonjë problem apo vështirësi.

UJORI (20 Janar – 18 Shkurt)

Edhe Ujori, njësoj si Bricjapi është nga ato shenja që mund të arrijë suksese në fusha nga më të ndryshmet, por kjo shenjë duhet të bindet që puna e tij po sjell përfitime për shoqërinë. Gjithashtu Ujori e ka të rëndësishme të ketë lirinë e duhur dhe një punë ku kombinohet qëndrimi në zyrë me udhëtimet janë idealja për të, pasi ujori duhet të ndjejë harmoni në ambjentin ku punon.

PESHQIT (19 Shkurt – 20 Mars)

Peshqit janë nga ato shenja të cilat ndikohen shumë nga mendimet e të tjerëve dhe janë në kërkim të informacioneve dhe konsultave për të qartësuar problemet apo konfliktet e brendshme. Prandaj çelësi i suksesit të Peshqve qëndron në faktin nëse arrijnë të vet organizohen dhe zhvillojnë rrugën e tyre profesionale pa u ndikuar shumë nga të tjerët dhe duke qënë të pavarur. Gjithashtu nga ana tjetër ata shqetësohen për njerëzit përreth dhe për të ardhmen dhe kanë shumë sukses në fushën e shërbimit, të tilla si; mjek, konsulent social etj. Por një tjetër sferë ku peshqit mund të spikasin ka lidhje me botën e parashikimeve, të tilla si në fushën e motit, financave, astrologjisë etj.

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994