INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Si e ëma dhe e bija’, Albërije dhe Anxhelina Hadërgjonaj gjithmonë zgjedhin këtë DETAJ në daljet e tyre publike[FOTO]

‘Si e ëma dhe e bija’, Albërije dhe Anxhelina Hadërgjonaj gjithmonë zgjedhin këtë DETAJ në daljet e tyre publike[FOTO]

Publikuar më: 19:20 23-04-2019

Albërije Hadërgjonaj prej kohësh tashmë ka fituar titullin si një nga mamatë më bukuroshe në estradën shqiptare.

Gjithmonë e vënë në krahasim me dy vajzat e saj Agnesën dhe Anxhelinën, shpesh për të vlente edhe shprehja ‘’më e mirë e ëma se e bija’’.

Këngëtarja padyshim duket më e lidhur me vajzën e saj më të vogël Anxhelinën, e cila momentalisht jeton në Amerikë dhe ka të njëjtin profesion si mamaja e saj. Ajo përkohësisht është tërhequr nga muzika, por ka lajmëruar se do të vijë me disa projekte të reja shumë shpejt.

Përveç profesionit, familja Hadërgjonaj ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes edhe për stilin e tyre në publik. “Revista Who” ka kapur një detaj në paraqitjet që e ëma dhe e bija i pëlqejnë dhe i kanë zgjedhur të dyja në veshjet e tyre.

Për festat më të rëndësishme, të dyja zgjedhin gjithnjë ngjyrën e bardhë për tu paraqitur. Më poshtë janë disa foto ku të dyja kanë zgjedhur të njëjtën ngjyrë dhe mund të shihni se sa bukur kombinohen me njëra-tjetrën.

cunat-24.jpg

cunat-25.jpg

cunat-26.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037398338317871