INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si e feston datëlindjen një i burgosur shqiptar në Itali…

Si e feston datëlindjen një i burgosur shqiptar në Itali…

Publikuar më: 11:22 05-05-2016

Në pritje të vendimit në ambjentet e paraburgimit në Montorio-s, në provincën e Verona-s, shqiptari Emanuel Demaj feston datëlindjen.
Ai rrezikon afro 16 vjet burg për grabitjet, që ka kryer në bashkëpunim me bandën e tij.

Foto e fundit, e tregon që ai po pret duke festuar vendimin, me pije dhe tortë.

Fotografia është përhapur në rrjetet sociale dhe shumë pyesin se si ka mundësi, që i lejohet të mbajë një celular, të ketë akses në internet dhe të mbajë kontakte me botën jashtë burgut.

Po kjo sipas mediave nuk është hera e parë, që Demajt i gjendet një telefon në qeli. Më herët, kur e kapën me celular, u zbulua se ai e përdorte për të telefonuar vëllain e tij, i burgosur në Lion të Francës.

Mediat lokale shkruajnë:“Buzëqeshja tallëse, që shfaq në fotografi është një sfidë ndaj drejtësisë italiane, një shuplakë ndaj sistemit të burgjeve, një pështymë në fytyrë të gjykatësit, që do ta dënojë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604