Të dashuruarit festuan ditën e djeshme Shën Valentinin. Ishin të shumë personazhet publikë që tërhoqën vëmendjen me dedikimet e tyre ndaj personit të zemrës. Mes atyre që e ka shijuar në maksimum këtë ditë ka qenë dhe Bora Zemani. Moderatorja ka vendosur të festojë krah mikeshave më të mira.
Ajo ka ndarë në Instagram disa fotografi me shoqet e saj, ku shihen mjaft të lumtura krah njëra tjetrës. “Girlz night outtt”, ka shkruar ajo. Bora ka qenë një ndër emrat më të përfolur përgjatë këtyre muajve të fundit. Kjo për shkak se hyri brenda shtëpisë së Big Brother, ku shkëmbeu dhe puthjen e famshme me Donaldin.