Almeda Abazi është një nga aktoret më të njohura dhe të dashura përe publikun shqiptar, por edhe atë turk.
Shumë shpejt ajo pritet të bëhet nënë për herë të parë, duke ndarë me fansat e saj të gjithë rrugëtimin e ëmbël.
Ajo ka realizuar një set fotografik me barkun e rrumbullakosur në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe siç e shohim në fotot e publikuara, aktoren e ka zbukuruar nuri i shtatzënisë.
"S'mund të kërkoja më shumë", shkruan Almeda krahas fotove, duke na treguar të gjithëve se sa e lumtur është.