Parashikimi i motit na bën të ditur se do të ketë shi gjithë ditën dhe e vetmja gjë që na vjen ndërmend është të mbyllemi në shtëpi.
E megjithatë kjo ngelet vetëm një dëshirë për të gjithë ata që të mërkurën, duhet ta kalojnë në punë. Në rastin e Albanës është krejt ndryshe. Bukuroshja 29 vjeçare ka ndarë me fansat në Instagram pasionin e saj më të madh, pikturën. Edhe pse tabloja e papërfunduar të jep përshtypjen e një gjendjeje të trazuar, ndoshta shiu melankolik mund të ketë shërbyer si frymëzim për Albanën, kemi përshtypjen se rezultati ka për të qënë një vepër e vërtetë arti. E ku ka më bukur se të kalosh një ditë të tillë duke bërë atë që të pëlqen më shumë?