INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si e komenton

Si e komenton "Vanity Fair" Tiranën e Erion Veliajt...[FOTO]

Publikuar më: 20:24 07-08-2017

Shqipëria është një thesar i bukur i Ballkanit dhe jo rrallë herë shkrimet për bukuritë e pafundme të vendit tonë gjejnë vend në revistat apo portalet më të njohura në botë. E një  artikull të tillë, revista italiane “Vanity Fair”, i ka kushtuar Shqipërisë dhe për më tepër ka evidentuar ndryshimin rrënjësor të Tiranës, ku meritën ia “faturon” kryebashkiakut Veliaj, të cilin e cilëson si një njeri tejet dinamik dhe tërheqës. Në këtë shkrim, revista e njohur vë në dukje mbi 100 kantiere të hapura në qendër të qytetit kënde lojërash që përurohen në periferi, zona të reja të gjelbra që po i vjedhin hapësirë betonit dhe u bën thirrje turistëve të vizitojnë qytetin e Tiranës, i cili sipas “Vanity Fair” është një qytet interesant për ta vizituar dhe mbi të gjitha për të jetuar. 

Ja shkrimi i plotë:

TIRANA. 50 HIJET, POR JO (MË) TË GREY-t

E re dhe dinamike, ashtu si kryebashkiaku i saj tërheqës Erion Veliaj, kryeqyteti është motori i ndryshimit që po “infekton” edhe pjesën tjetër të vendit. Me mbi 100 kantiere të hapura në qendër të qytetit, kënde lojërash që përurohen në periferi, zona të reja të gjelbra që po i vjedhin hapësirë betonit, hapjen e hapësirës së pafund pedonale si sheshi “Skënderbej”, transformimin e “Pazarit të Ri” në një lloj “Boquerie” të vogël dhe ish-bunkeri anti-atomik i Tiranës i përshtatur në “Bunk’art”, një lloj ekspozite e periudhës komuniste dhe artit bashkëkohor, Tirana është një qytet interesant për ta vizituar dhe (mbi të gjitha) për të jetuar.

Blloku, zona që dikur ishte e rezervuar vetëm për elitën komuniste, me një llojshmëri dyqanesh, restorantesh, baresh dhe lokalesh, është sot pjesa më “cool” e kryeqytetit. Ditë e natë, këtu, ashtu si në majën e Malit të Dajtit, të cilin mund ta ngjisësh për çerek ore me teleferikun romantik “Dajti Ekspres”, të rinjtë mblidhen për të festuar sipas stilit të tyre, me ritëm të ngadaltë e të prirur pas qejfit, tipike për verën mesdhetare. Nëse guidat turistike sugjerojnë së pari Xhaminë e Et’hem Beut, Kullën e Sahatit, Muzeun Historik Kombëtar dhe Kryeqendrën Botërore të Bektashinjve, vëllazëria islame e linjës sufi e themeluar në shek. XIII nga Haxhi Bektash Veli, është ndjenja e vazhdueshme e punës që s’mbaron kurrë, ajo që i dhuron kryeqytetit shqiptar një antidot ngjyrash për ndërtesat e shumta “gri” që la pas periudha e udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

Article Logic
Execution time: 0.0039341449737549