INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si e kuptoi që Sara është e duhura? Nga emri i bebit, te emocionet dhe dasma, Ledri i thotë të gjitha! [VIDEO]

Si e kuptoi që Sara është e duhura? Nga emri i bebit, te emocionet dhe dasma, Ledri i thotë të gjitha! [VIDEO]

Publikuar më: 09:35 14-09-2020

Ledri Vula është një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar. Reperi pak muaj më parë konfirmoi se do të bëhet baba i një vajze, ndërkohë që së fundmi ka folur për ndjesinë e të qenit prind dhe raportin me partneren e tij.

I ftuar në “E Diela Shqiptare” foli për raportin me Sarën dhe kur kuptoi se ajo ishte e duhura për të. “Me kohë, kur po kalon një kohë bashkë. Kur gjen një mirëkuptim, një kompromis dhe kur kalon një kohë dhe nuk të ikën dashuria.”, tha Ledri.

Sigurisht kurioziteti është i madh për lidhjen e tij me Sarën, ndjesitë e para si baba i ardhshëm dhe nëse do të bëjnë dasmë. Për këtë të fundit, Ledri u shpreh se do t’i plotësojë dëshirën prindërve.

“Me dëshirë po, do kemi dasmë. Babi ka qejf, jam veç një djalë, një fëmijë, por nuk e di. Sara nuk e ka me shumë qejf. Më shumë ka qejf familja se ne. Në dasmën time dua të kem shokët, familja po e po, ama dasmën e bëjnë shokët. Do doja të martoheshim në plazh”, ka treguar Ledri.

 

Reperi i emocionoi të gjithë kur tregoi si e ka ndryshuar bebushja që ende s’ka ardhur në jetë.

“A do të jem atje për ta mbrojtur kur ta ngacmojë dikush? Më ka bërë të reflektoj, më ka bërë të sillem edhe më mirë me Sarën”, u shpreh ai.

Ledri tregoi gjithashtu se ende nuk kanë zgjedhur një emër për vogëlushen që do të vijë shumë shpejt në jetë. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039849281311035