INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si e ngacmojnë meshkujt? Belinda i thotë “je më pjeshk se gruaja jote”, shihni si i kthehet Valeri i Big Brother! [FOTO]

Si e ngacmojnë meshkujt? Belinda i thotë “je më pjeshk se gruaja jote”, shihni si i kthehet Valeri i Big Brother! [FOTO]

Publikuar më: 21:51 11-05-2019

Ish banori i Big Brother është dalluar gjithnjë për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe me shpirtin e lindur për të bërë shoë. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur ai është kapur me shumë nga personazhet e shoëbiz-it duke i ngacmuar dhe ironizuar këto të fundit, por prej disa muajsh Valeri ka vendosur të qëndrojë larg mediave rozë.

Mbrëmjen e sotme Valeri ishte i ftuar te emisioni i Ermal Mamaqit ku pranoi se ka pasur shumë ngacmime si nga femrat, edhe nga meshkujt, mirëpo atij nuk i bëjnë fare përshtypje.

“E di që meshkujt ditët e sotme lavdërohen shumë për ngacmimet. Ka shumë histori që më kanë ndodhur, por më duken asgjë. Është e njëjta gjë edhe për ngacmimet e meshkujve”, u shpreh Valeri.

Valeri iu përgjigj edhe pyetjes së Belindës e cila gjen gjithnjë pyetje pikante siç ishte edhe kjo për modelin.

“Valer bëhet ndonjëherë xheloze gruaja jote që je më pjeshkë se ajo?”, e pyeti Belinda.

Valeri u përgjigj se bashkëshortja e tij nuk bëhet xheloze për këtë gjë sepse vetë është një yll. Por iu kthye keq Belindës kur i tha: “Ajo do bëhej xheloze nëse unë do ta varja ty ose shoqeve tua".

leri.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034809112548828