Kanë kaluar vetëm dy vjet që kur Kim Kardashian dhe Kanye West lidhën kurorë në Firence.
Fotot nga dasma, sigurisht tregojnë fytyra të lumtura por mesa duket, prapaskenat kanë qenë momente jo dhe aq të këndshme. Përveç 12 milionë dollarëve të shpenzuar dhe gjithë shkëlqimit, ka patur edhe shpërthime inati nga ana e Kanye-t, me një sjellje të vrazhdë ndaj të ftuarve.
Në listën e ‘viktimave” bën pjesë edhe një prej të ftuarve Vip në dasmën e çiftit, Andrea Bocelli. Mediat shkruajtën atëherë se tenori i famshëm ishte trajtuar si punonjës i thjeshtë dhe jo si legjendë që është. Pas performancës, atij mësohet t’i jetë thënë: “Faleminderit, por është koha që të futesh në makinën tënde dhe të shkosh në shtëpi”.
Por i pyetur në një intervistë nëse ishte e vërtetë që çifti nuk ishte treguar i sjellshëm me të, ai është përgjigjur me maturi : “Nuk e kam vënë re. Këndova dhe më duhej të largohesha menjëherë sepse kisha në koncert atë pasdite”.