INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si e pritën ata vallë? Dikur i shante, sot FERO habit me atë që thotë për NOIZY-n dhe S4MM [VIDEO]

Si e pritën ata vallë? Dikur i shante, sot FERO habit me atë që thotë për NOIZY-n dhe S4MM [VIDEO]

Publikuar më: 15:25 22-05-2019

Noizy është një nga reperat më të mirë shqiptarë i cili për vite me rradhë i ka dhuruar shumë hite publikut shqiptar, por edhe Fero kohët e fundit ka marrë goxha famë me këngët e tij që janë dëgjuar shumë. Ama kemi vënë re që së fundmi nuk i kanë patur punët mirë pasi i kanë drejtuar disa diss-e njëri-tjetrit.

Nëse e keni parasysh këngën “La Familia” të S4MM dhe Noizy, në një pjesë të tekstit ata u këndojnë kundështarëve pasi thonë: “Prej 10 vitesh, jam i pari në pistë”, ndërkohë që në një prej këngëve të tij, Fero thotë: “Venin e parë e kam zon, lyp tjetër ven”.

I ftuar së fundmi në emision “E diell”, Fero u pyet se pse i ka bërë diss Noizyt dhe S4MM.

Fero, me humorin që e karakterizon tha që s’u ka bërë Diss dhe më pas ironizoi duke thënë se nuk i pëlqen t’ju bëjë publicitet atyre, pasi i pëlqen më shumë t’i bëjë publicitet berberit të tij, njerëzve të afërt, por edhe gazetarit Ervin Kurti.

60341760_456011694972450_2058030354081513472_n from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.003774881362915