INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Si e spiunoi Rusia, Macron? Agjentët rusë besohet se përdorën Facebook-un [VIDEO]

Publikuar më: 16:24 27-07-2017

Agjentët rusë të zbulimit u përpoqën të spiunonin fushatën zgjedhore të presidentit Emmanuel Macron në fillim të këtij viti duke krijuar persona të rremë në Facebook. Ky lajm është bërë i ditur nga një kongresmen i SHBA dhe dy njerëz të tjerë të cilët thanë se ishin informuar mbi këtë përpjekje. Me mijëra llogari u krijuan në Facebook për të mbikëqyrur zyrtarët dhe financuesit e fushatës së Macron. Kompania e rrjetit social deklaroi në prill se kishte ndërmarrë veprime kundër llogarive të rreme që po përhapnin informacione të pavërteta rreth zgjedhjeve franceze. Por përpjekja për të depërtuar në rrjetet sociale të zyrtarëve të Macron nuk është raportuar më parë. Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur ndërhyrjen në zgjedhjet franceze për të hackeruar emaile dhe dokumente. Facebook konfirmoi për Reuters se kishte zbuluar llogari spiunuese në Francë dhe i kishte çaktivizuar ato. Zyrtarët e kompanisë informuan anëtarët e komisioneve të kongresit dhe stafin, ndër të tjera, rreth gjetjeve të tyre. Njerëzit e përfshirë në këtë çështje thanë gjithashtu se numri i llogarive në Facebook të pezulluara në Francë për të nxitur propagandën ose pwr tw përhapur viruse - shumica e tyre lidheshin me zgjedhjet - ishin rritur në 70,000, nga  30,000 mijë llogari që kompania tha se mbylli në prill.

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832